Policia e Kosovës bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysnin, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të Enver Zymberit, policit të vrarë nga strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës me 26 korrik të vitit 2011.
Delegacioni i policisë bashkë me ministrin Hyseni fillimisht kanë vizituar kompleksin memorial tek Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë, ndërsa më pas kanë bërë homazhe edhe në vendlindjen e Zymberit në Dubovc të Vushtrrisë.
Në fjalën e tij Hyseni tha se Zymberi ra në nivelin më të lartë të detyrës dhe e quajti ish-policin hero të shtetit të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.