Lajmet e fundit

Këtë të premte, kolegët policë ishin pranë Enver Zymerit, te varri i tij në Dubovc të Vushtrrisë, njëjtë sikurse i qëndruan pranë para katër viteve, kur shërbenin bashkë në Policinë e Kosovës.
Sakrificën e pjesëtarit të njësisë speciale, që u vra në mbrojtje të shtetit, po e nderon secili i pranishëm në përkujtimin e tij, transmeton Klan Kosova.
Këtu në vendlindjen e Zymerit erdhi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, bashkë me Drejtorin e Policisë Shpend Maxhunin.
E te varri kanë dalë edhe familjarët, të cilët edhe pas katër viteve po e ndjejnë mungesën e më të dashurit të tyre.
Në këtë përvjetor ministri Hyseni e Maxhuni vendosen kurora lulesh edhe tek lapidari i heroit në Prishtinë.
Kronikë nga Rilind Matoshi.