Lajmet e fundit

Policia e Kosovës sot ogranizon ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të pestë të rënies së heroit, Enver Zymberi.
Ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Më pas, do të vazhdohet drejt vendlindjes së heroit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e heroit.
Polici Enver Zymberi është vrarë gjatë aksionit të Policisë në veri të vendit më 25 korrik të vitit 2011, transmeton Klan Kosova.
.