Lajmet e fundit

Nën patronatin e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, sot është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të rënies së heroit Abaz Thaçi.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Social, Arban Abrashi, i cili foli në emër të Qeverisë tha se lufta dhe rënia e Abazit për liri do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi më i mirë për brezat e ardhshëm të vendit tonë.
“Abaz Thaçi ishte veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ndër të parët u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Abazi tregoi zotësi e trimëri të jashtëzakonshme në luftën për lirinë e atdheut, duke u shndërruar në një model të luftëtarit e të prijësit të suksesshëm”, tha ai.
Abrashi poashtu theksoi se Kosova e pavarur, shtet sovran dhe demokratik, ka qenë ëndrra dhe ideali i të gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shprehu respektin për figurën e për dëshmorin e Kombit Abaz Thaçi dhe familjen e tij.
“Të kujtosh Abazin është të kujtosh një personalitet të devotshëm, kurajoz dhe shembull i mençurisë dhe guximit të kombinuar natyrshëm. Abaz Thaçi, ky burrë Drenice është shembull i fisnikërisë, mençurisë së trashëguar dhe dijes së fituar me punë dhe përvojë ushtarake”, tha nënkryetari Nura, duke thënë se Abazin e bëjnë të pavdekshëm vepra e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit të tij, Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“