Lajmet e fundit

Në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Bletaj të Vushtrrisë sot u mbajt homazh në shenjë nderimi për jetën dhe veprimtarinë e Dëshmorit të kombit, Jeton Tërstena - Tota, në 17 vjetorin e rënies së tij.
Në këtë ceremoni përkujtimore që u organizua nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së morrën pjesë kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe zyrtarë të tjerë komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij.
Ndryshe, Jeton Tërstena – Tota ishte dekoruar me Urdhërin Luftëtar i Lirisë “ Adem Jashari “ për trimëri në luftën për liri,që i ndau presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga, kurse që nga viti 2009 Palestra e sporteve mban emrin e tij, bën të ditur komuna e Vushtrrisë, transmeton Klan Kosova.