Lajmet e fundit

11 marsi i 20 viteve më parë, nuk ishte kaq i qetë e paqësor si sot.
Në luftë me forcat serbe, në atë që njihet si Beteja e Jeshkovës, ranë 21 dëshmorë.
Andaj kjo gjë nuk është e lehtë as të kujtohet, sidomos për ata që ishin pjesë e luftës, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, pavarësisht se ishte ndër ngjarjet më të rënda të kësaj ane në atë kohë, ishte edhe ndër betejat më të lavdishme.
E lufta që bëri UÇK sipas ministrit të Kulturës, Kujtim Gashit, nën patronatin e të cilit edhe u mbajt akademia përkujtimore për nder të 21 dëshmorëve, ishte gjëja më e rëndësishme e shekullit për shqiptarët.
Kronikë nga Halil Berisha.
https://www.youtube.com/watch?v=2NLP8v0_74E&feature=youtu.be