Lajmet e fundit

Në shenjë përkujtimi, shumë vizitorë që u mblodhën në varrezat ortodokse në Prishtinë, stolisën veshjet e tyre me lulen e përkujtimit.
Me këtë simbol, ata përkujtuan e nderuan të gjithë ata që humbën jetën në Luftën e Parë Botërore.
E organizatorë të kësaj ngjarje, janë përfaqësuesit e dy shteteve që 99 vjet me parë luftuan kundër njëri tjetrit.
Bile, ambasadorët Christian Heldt i Gjermanisë dhe Didier Chabert i Francës, së bashku u përkulën para varrit të të gjithë atyre ushtarëve që ranë në këtë konflikt.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi.