Lajmet e fundit

Sot në Kosovë shënohet Dita e përkujtimit të viktimave në Komunikacionin rrugor.
Marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact, që nga 23 prilli i vitit 2011, e shënon këtë ditë me aktivitete të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim, që nëpërmjet përkujtimit që u bëhet viktimave në trafikun rrugor, të rritet dhe shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të ketë një numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.
Kjo ditë këtë vit do të shënohet nën moton ‘’Më kujto, me kujdes’’ dhe do të përfshijë realizimin e tri performancave paralele në tri rrugë të Prishtinës.
Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë ‘’Garibaldi’’, ‘’Agim Ramadani’’ dhe ‘’Luan Haradinaj’’, njofton Klan Kosova.