Lajmet e fundit

Në 20-të vjetorin e rënies se Dëshmorëve në Krushë të Madhe janë bërë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës.
Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë për të nderuar veprën e tyre, si dhe kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve, njofton Klan Kosova.
“Në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies në malet e Pashtrikut, kryetari Latifi ka çmuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve të 4 Dhjetorit 1998”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Rahovecit.
Për nder të veprës dhe sakrificës së 8 Dëshmorëve të Pashtrikut nën patronatin e kryetarit të komunës, z.Smajl Latifi u mbajt edhe Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë të Madhe.