Lajmet e fundit

Me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të enjten në mensën e dikurshme të tyre u mblodhën studentët e asaj kohe.
Ata kujtuan vështirësitë e asaj kohe, derisa vendosën edhe gurthemelin e memorialit të studentëve që protestuan, njofton Klan Kosova.
Për nderë të këtij përvjetori është hapur edhe ekspozita “Vullkani i Republikës” nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ku u prezantuan shumë dokumente e fotografi të ngjarjes me rëndësi të madhe historike.