Lajmet e fundit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u takua me një delegacion të udhëhequr nga Johanes Kornelis van Balen, euro deputet dhe kryetar nderi i Partisë Liberal internacionale në Londër.
Nga LSDM theksuan se përkrahja për opozitën vazhdimisht po rritet edhe tek socialistët edhe tek social demokratet në Parlamentin Evropian, tash po rritet edhe te grupi i liberalëve dhe demokratëve.
“Rroli i Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropianë në zgjidhjen e krizës politike në Republikën e Maqedonisë u vlerësua pozitivisht nga dy palët. Në atë drejtim, u kontraktua angazhimi i mëtutjeshëm i Parlamentit Evropian në lidhje me implementimin e marrëveshjes së arritur”, qëndron në njoftimin e LSDM-së,transmeton Zhurnal.mk