Lajmet e fundit

Komisioni për Bujqësi, në mbledhjen e mbajtur sot, të drejtuar nga Fikrim Damka, kryetar i Komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu në parim projektligjin për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.
Komisioni ka ngritë një grup punues, ka mbajtur disa mbledhje dhe takime me palët e interesuara dhe, pas një pune disa mujore, e ka përfunduar Projektligjin, të cilin e ka proceduar më tej në bazë të Rregullores.
Anëtarët e komisionit në fjalë i kanë sugjeruar Kuvendit që ta shqyrtojë për herë të parë në seancë plenare dhe pas amendamentimit të tij edhe ta miratojë përfundimisht këtë projektligj.