Lajmet e fundit

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën me kauzë mbështetëse për opozitarin e Rusisë, Alexei Navalny,i cili është në burg për disa javë dhe thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shumë njerëz janë kapur para se të fillonin protestat, këtu duke përfshirë edhe dy bashkëpunëtorë të lartë të Navalnyt, transmeton Klan Kosova.
Protesta e cila kishte ndodhur në Shën Petersburg ka zgjatur për disa orë dhe janë arrestuar rreth 1,495 persona. Aleatët e Navalnyt kishin bërë thirrje për tubime në 100 qytete të Rusisë.
Protestat në dy qytetet më të mëdha të Rusisë, Moskë dhe Shën Petersburg, filluan nën praninë e rëndë të policisë, menjëherë pasi ekspertët e OKB-së kanë thënë që Navalny duhej evakuuar për trajtim urgjent mjekësor jashtë vendit.
Organizata e Navalnyt bëri thirrje që protestuesit e Moskës të mblidheshin në Sheshin Manezh, pak jashtë Kremlinit, por policia e bllokoi atë, shkruan Euronews.