Lajmet e fundit
Mesfushori është përjashtuar nga skuadra për shkak të sjelljes jo të mirë dhe paraqitjeve jo në nivel

Julian Draxler po kalon momentin më të vështirë të karrierës së tij.
Mesfushori i talentuar ka muaj të tërë që ka nisur luftën me Wolfsburg, pasi dëshironte që verën e shkuar që të largohej.
Skuadra gjermane konsideronte investim madhor dhe nuk pranoi asnjë ofertë, por tani është penduar.
Rendimenti i Draxler ka pasur rënie të theksuar, sjellja e tij gjithashtu është negative dhe klubi ka vendosur ta pezullojë.