Lajmet e fundit

Prokuren e re speciale në Maqedoni Katica Janevan e pret një periudhë e rëndë për ta ndriçuar krimin dhe korrupsionin e qeverisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Rastet famëkeqe “Monstra”, “Sopoti”, “Mlladenov”, “Puc”,”Martinovski”, provizonet milionëshe gjatë tenderave me firmat kineze dhe falsifikimi i zgjedhjeve janë vetëm disa nga rastet të cilët e presin prokuren e re nga Gjevgjelia shkruan Zhurnal.
Mirëpo analistët janë skeptik për ndonjë rezultat të madh.
Nuk do të ketë rezultate spektakulare nga emqrimi i prokurores së re speciale, Katica Janeva, vlerëson profesori universitar, Bajram Pollozhani raporton Zhurnal.
Sipas tij prokurorja e re do të jetë përsëri nën ndikimin e politikës dhe rënd qmund të ik nga presionet e ndryshme.
“Ligji në masë të madhe është hartuar sipas aktorëve politik, Por përsëri prokurori special shumë rrënd e ka të ik nga ndikimet dhe presionet politike. Mendoj se Ligji në masë të madh është miratuar që të qetësohen shpirtërat e trazuar në Maqedoni, dhe të fitohet ndonjë pikë politike nga Brukseli”, ka deklaruar profesori universitar dhe ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Bajram Pollozhani.
Ndryshe, mandati i prokurores së re do të jetë 4 vjeçar.