Lajmet e fundit
Interi u eliminua nga Coppa Italia të mërkurën, por Ivan Perisic ka thënë se paraqitja ndaj Zonjës së Vjetër duhet të përdoret si shtysë për ndeshjet në Serie A.

Ivan Perisic ka thënë se shpreson që Interi të ketë marrë forcë nga ndeshja ndaj Juventusit, megjithë eliminimin nga Coppa Italia të mërkurën mbrëma.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini ishte në element dhe mposhti Juventusin 3-0 të mërkurën mbrëma, duke e çuar ndeshjen në vazhdime e më pas në penalti, ku u mposht.
Por Perisic, që shënoi golin e dytë, do që skuadra ta përdorë paraqitjen e së mërkurës si frymëzim në Serie A.
“Ne kemi folur para ndeshjes dhe e kemi ditur që duhet të luftojmë shumë, që fansat të jenë krenarë me ne. Duhet të vazhdojmë kështu”.
“Kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, duke lëshuar disa pikë. Tani duhet të luftojmë deri në fund dhe të mos harrojmë atë që bëmë në pjesën e parë të edicionit”.
“Rruga jonë duhet të jetë kjo – të luajmë si ndaj Juventusit”.