Lajmet e fundit

Për jetë të gjatë dhe të shëndoshë duhet të keni një ushqim të mirë.
E në qoftë se ushqeheni me rregull ju do të jeni më të qetë dhe më të disponuar, përcjellë Klan Kosova.
Koha dinamike ka bërë që shpeshherë të jemi të shqetësuar, por refuzojmë tableta që t’a zvogëlojmë stresin.
Në qoftë se shpesh vuani nga kjo sëmundje shumë e përhapur në botë, është mirë që të konsumoni këto ushqime të cilat kryesisht janë të pasura me vitamina B, C dhe E dhe me minerale magnezium, mangan, selen dhe zink.
Në këtë grup të ushqimeve bëjnë pjesë:
Frutat, pjeperi, shalqini, portokalli, limoni, citroni, luleshtrydhja, fiku dhe molla.
Perime të freskëta, perime me gjethe të gjelbërta, domate, bizele, panxhar i kuq, brokulla dhe karrota.
Fara nga kungulli, luledielli, susam, bademe etj.
Por edhe sasi të konsiderueshme të proteinave si vezë, qumësht, mish pule dhe mish qengji.
Përkunder faktit se kjo do t’ju japë më shumë energji, ky ushqim do t’u ndihmojë edhe gjatë zgjidhjes se problemeve me organet e tretjes.