Lajmet e fundit

Një shprehje e vjetër thote se ju jeni aq vite i/e vjetër sa në të vërtetë ndiheni.
Por ne jetojmë në një botë të ashpër.
Si mund të kemi mundësi të mbajmë një pamje rinore, kur ne kemi fatura për të paguar, familje për të ushqyer, dhe një çati për të mbajtur mbi kokat tona ? Ndërsa është e vërtetë se ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të rikthejmë ditët e lumtura dhe pa brenga të fëmijërisë por ne mund të jetojmë jetën tonë për potencialin e saj të plotë duke na dhënë kështu një pamje të re dhe të qëndrojmë të freskët, transmeton Klan Kosova.
Mbani miq të mirë përreth
Mbajtja e shoqërisë së mirë do të ju bëjë shumë të lumtur dhe do të ju mbajë të shëndetshëm gjatë gjithës jetës suaj.
Në anën tjetër, asgjë nuk do të ju tërheqë më shumë poshtë se shoqërimi me njerëz që ju mbajnë larg shfrytëzimit të potencialit tuaj të plotë. Ironikisht, duke rrethuar veten me njerëz që duan të lëvizin përpara në jetë do të ju mbajë plot me energji dhe do të ndjeheni shumë mirë. Ndërsa kur gjeni veten të rrethuar nga miq “toksik” që jetojnë në të kaluarën atëherë do të kupton se ju nuk jeni duke u bërë më i ri, nuk do të ndiheni mirë dhe do të filloni të ndjeni se ditët më të mira të jetës suaj kanë kaluar.
Mos i kujtoni gabimet
Gjithkush bën gabime. Të kujtosh hapat e gabuar që ju keni bërë në të kaluarën do të ju tërheqë poshtë dhe do të ju mbajë larg nga shfrytëzimi i potencialit tuaj të plotë.Dhe kur kjo ndodh, ju do të humbni momentet më të çmuara të jetës tuaj që ju kurrë nuk do të mund t’i ktheni më.Sigurisht, kjo do të ju dërgojë në një rreth vicioz në të cilën ju vazhdoni të shikoni prapa në të kaluarën tuaj në një mënyrë negative dhe nga ana tjetër do të keni depresion për të ardhmen tuaj. Ju duhet të mësoni ngagabimet tuaja por mos lejoni gabimet të shkatërrojnë të ardhmen tuaj.
Vazhdoni të qeshni
Ju kurrë nuk jeni shumë të vjetër për të qeshur me lot. Çfarë është qëllimi i jetës në qoftë se ju e merrni jetën shumë seriozisht? Vetëm për shkak se ju keni obligime në jetë kjo nuk do të thotë së duhet të privoheni nga argëtimet. Shikoni gjëra të vogla në jetën tuaj dhe shijoni ato.