Lajmet e fundit
Agjenti i francezit ka thënë se legjenda e Manchester Unitedit i pëlqen vetëm ata që përkulen.

Mino Raiola, agjenti i Paul Pogbas, u është përgjigjur kritikave të Sir Alex Fergusonit duke thënë se ish shefi i Djajve të kuq nuk e ka idenë për çka është duke folur.
Menaxheri legjendar, që u pensionua në vitin 2013 pas një karriere të shkëlqyer në Old Trafford, fajin për largimin e Pogbas tek Juventusi, tre vite më parë.
Raiola është kundërpërgjigjur duke thënë se Ferguson nuk duron dot mendimin ndryshe.
“Fjalët e tij nuk më përshkruajnë aspak në mënyrë negative”.
“Unë i shoh si dëshmi të punës së mirë që bëj”.
“Për interesin e Pogbas vendosëm që ai të transferohej në Torino. Ndoshta Fergusoni pëlqen vetëm ata që përkulen”.
“Nga fjalët e tij e kam kuptuar se ai nuk e njeh Pogban aspak”.
“Ferguson ishte menaxher i madh, por edhe të tillët gabojnë”.