Lajmet e fundit

Të enjten në një tubim në Klevland për Hillary Clinton, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden u ballafaqua me një pytje jo fort të këndshme.
“Miqtë e mi kanë vdekur, miqtë e mi amerikanë kanë vdekur”, i tha duke i bërtitur Biden një pjesëmarrës në këtë tubim duke iu referuar politikave amerikane për Sirinë.
Teksa Biden tentoi që të ia shpjegonte atij politikën amerikane në Lindjen e Mesme, ai njeri bërtit sërish “miku im ka vdekur”.
Por përgjigjja e zëvendëspresidentit amerikan ishte tejet personale.
“A do të dëgjosh? Ka vdekur edhe djali im. Në rregull?”.
Personi që i bërtiste Bidenm iu referohej një vendimi të diskutueshëm amerikan për t’i detyruar forcat fitimtare kurde YPG të tërhiqen nga qyteti i kapur i Manbij në anën tjetër të lumit Eufrat.
“Marrëveshja ishte që t’i dërgoja ata në Manbij dhe të punonin dhe mund të ktheheshin në Eufrat në mënyrë që forcat speciale amerikane të hynin brenda. Kjo ishte arsyeja”, u shpreh Biden.
Djali i Biden, Beau, një veteran i luftës në Irak ka vdekur nga kanceri vitin e kaluar në moshën 46 vjeçare.
Biden dhimbjen për djalin e tij e kishte shprehur shumë herë publikisht. Biden e kishte rritur vetëm Beau, pas vdekjes së gruas dhe vajzës së tij në një aksident me veturë në vitin 1972.
Pikërisht për nder të djalit të Biden, Beau gjatë vizitës së tij muajin e kaluar në Kosovë u përurua një rrugë me emrin e tij në Ferizaj.