Lajmet e fundit

Fytyra e Ben McKenzie është e mbuluar me gjak, derisa është duke filmuar një skenë për emisionin e tij Gotham, të premten (2 tetor) pranë Bashkisë në New York City.
Aktori 37-vjeçar ka shokuar fansat e tij muajin e kaluar me lajmin se ai dhe e dashura e tij e re Morena Baccarin presin një fëmijë dhe se ata janë duke planifikuar të martohen, transmeton Klan Kosova.
Sezoni i dytë i Gotham ishte premierë në Fox disa javë më parë, dhe tani mund ta shikoni më poshtë një klip për episodin e ardhshëm.