Lajmet e fundit

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor u pajtuan sot për Tregun e Përbashkët Rajonal edhe përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë.
Ballkanikët këtë e bënë në prani të kancelarit gjerman, Olaf Scholz i cili ishte edhe nikoqir i këtij jubileu.
Scholz pati porosi për Kosovën dhe Serbinë, njofton Klankosova.tv.
"Ne kemi nevojë për një dinamikë të re... Unë do t'u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutemi mos lejoni që e kaluara t'ju ndalojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme është në BE dhe atje është vetëm një mënyrë për të arritur atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha ai
Kurse kryekomisionarja, Ursula Von der Leyen foli për rëndësinë e procesit të Berlinit.
“Parakushti i parë është respektimi i vlerave tona, respekti për demokracinë dhe sundimin e ligjit, dhe parakushti i dytë është integrimi i hershëm ekonomik – dhe kjo është arsyeja pse Procesi i Berlinit luan një rol kyç. Ka qenë një forcë shtytëse pas integrimit ekonomik rajonal dhe është bërë një promovues i Tregut të Përbashkët Rajonal”, tha von der Leyen në konferencën për medie.
Për detaje të plota ndiqeni kronikën në vijim të punuar nga gazetarja Altiana Zogaj: