16.08.2016 · përditësuar para 3637 dite1 min lexim
Nuk ndodhë shpesh që sheshi të mbushet me flamujt e shtetit të Kosovës e ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rrugëve nuk mungojnë as bilbordët me fotografi e me mbishkrime mirëseardhje për zëvendës Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Për këto përgatitje, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj në Klan Kosova tha se tashmë është bërë gjithçka që është dashur për të pritur njeriun e dytë të shtetit amerikan.
përgatitje janë bërë edhe sa i përket sigurisë.
Në Policinë e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme që vizita e Baidenit të kaloj siç duhet.
Kronikë nga Artiana Matoshi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.