Lajmet e fundit

Për herë të parë në Kosovë, më 10 tetor në rrugët e Prishtinës, do të organizohet "Marshi i Krenarisë".
Kjo paradë, që është tradicionale në shumë vende të botës, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare lidhur me personat e komunitetit LGBTI.
Ndonëse në Kosovë vite më parë ishte organizuar një marsh për komunitetit LBGTI, këtë vit organizatat joqeveritare vendosën që këtyre kategorive të njerëzve t’ua kushtojnë një javë të plotë, njofton Klan Kosova.
Lendi Mustafa nga organizata CEL, që është një prej organizatoreve, tregoi se çfarë aktivitete do të ketë në "Javën e Krenarisë".
Se ky organizim ka përkrahje institucionale e tregon edhe fakti që "Javën e Krenarisë", e hapi kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Kronikë e zgjeruar nga Donika Gashi.