Lajmet e fundit

Përkrahësit e opozitës që nga e martja po qëndrojnë në sheshet “Skenderbeu” e “Ibrahim Rugova”.
Ata kanë ndryshuar formën e tyre të protestës, kështu duke vendosur tenda përpara objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse forma e tyre e protestës ka ndryshuar, kauzat e tyre mbetën të njëjta pra, që të dorëhiqet Qeveria dhe të shkohet në zgjedhje.
Sonte vetëm disa orë larg nga protesta gjithëpopullore që do të fillojë në ora 10:00, aktivistët opozitarë kanë filluar t’i përgatitin pankartat për protestë.
Protesta për nesër është thirrur një orë përpara seancës së jashtëzakonshme ku pritet të zgjedhet Presidenti i Kosovës, e ku kandidat është lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, të cilin opozitarët e kundërshtojnë fuqishëm.
Këto fotografi janë realizuar nga Haris Alija.