Lajmet e fundit

Më shumë se 53 milionë turq kishin të drejtën e votës në këto zgjedhje parlamentare
Është përmbyllur procesi i votimit në Turqi dhe rinumërimi pritet të fillojë së shpejti. Komitetet zgjedhore nëpër 85 zonat e votimit janë mbyllur në ora 17:00 sipas orës lokale.
Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin 550 deputetët e Asamblesë Gjenerale Kombëtare.
Votimi është kryer ne bazë të sistemit proporcional të përfaqësimit dhe me lista të mbyllura. Procesi zgjedhor është mbikëqyrur nga grupet e shoqërisë civile, partitë politike, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë dhe nga Këshilli i Sigurimit.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka qenë në qeveri që nga viti 2002, Partia Popullore Republikane, opozitari më i madh në vend dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste, mund të fitojnë disa vende në asamble, ndërsa Partia Popullore Kurde, pritet që të hyjë në parlament për herë të parë.