Lajmet e fundit

Takimi i dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini ka përfunduar.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se në këtë takim është diskutuar kryesisht për listën e prioriteteve dhe për dinamikën e re të dialogut.
Java e tretë e gushtit është caktuar si datë e takimit dhe dinamikës së dialogut, ndërsa palët janë dakorduar që të mos flitet asgjë konkrete deri në fillim të dialogut.