Lajmet e fundit

Ka përfunduar takimi mes presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Liderët e shtetit paraprakisht janë takuar me me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili ishte larguar më herët nga takimi në Presidencë.
Pas takimit, asnjë nga liderët e vendit nuk është deklaruar për detajet e këtij takimi, njofton Klan Kosova.
Edhe dje kishte takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-të kërkojnë pezullimin e saj, Haradinaj refuzon ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.
Pas takimit të djeshëm, Qeveria theksoi se koalicioni është stabil dhe funksional.