Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës ka votuar edhe projektligjin e tretë të pakos së transformimit të FSK-së në ushtri, që është ai për shërbim.
Me këtë Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet kështu duke i kompletuar të tri pikat për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Me 107 vota për, ligjvënësit kosovarë kanë votuar këtë projektligj që ka të bëjë me parimin e ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies, njofton Klan Kosova.