Lajmet e fundit

Ka përfunduar gjithçka në Kuvendin e Kosovës, sa i përket seancës plenare të ditës së sotme.
Deputetët janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës, madje deputetet e opozitës kanë lëshuar sallën në mënyrë euforike pas lajmit për tërheqjen e marrëveshjes për demarkacionin.
Ndërsa, të gjitha njësitë speciale dhe forcat e sigurisë janë duke u kthyer për në vendin ku i kanë marrë detyrat.
Prezenca e forcave të sigurisë në ditën e sotme ishte mjaft e madhe, madje kanë qenë prezent edhe makinat e zjarrfikësve.
Tani gjithçka është duke iu kthyer normales.