12.03.2019 · përditësuar para 2700 dite1 min lexim
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte debati lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka votuar rezolutën me dy pikat e saj: Qeveria duhet të ndalë menjëherë praktikën e ndarjes së mjeteve pa kritere financiare; Ka afat një javë të sjellë në kuvend raportin për procedurat dhe mënyrën e shpenzimeve të mjeteve për shënimin e vjetorit të pavarësisë 2018-2019 dhe shënimin e 550 vjetorit të Skënderbeut.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.