Lajmet e fundit

Ka përfunduar votimi në komunën e Istogut, ku qendrat e votimit që janë hapur qysh nga ora 7:00 e mëngjesit tashmë kanë filluar të mbyllen, njofton Klan Kosova.
Ky ka qenë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.
Në zgjedhjet lokale me 22 tetor asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% për votave, ndërsa votimi në balotazh është anuluar për shkak të dyshimeve se ka pasur manipulime të votave me postë.
Në kandidim për të parin e kësaj komune janë Gani Dreshaj nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Haki Rugova nga Lidhja Demokratike Kosovës.