Lajmet e fundit

Populli i Zelandës së Re ka vendosur që të mbajë flamurin aktual, njofton Klan Kosova.
Kështu të paktën thonë rezultatet preliminare të referendumit ku u votua për këtë çështje.
Në referendum është pyetur se a duan njerëzit që ta mbajnë flamurin e tanishëm “Union Jack”, apo duan ta ndryshojnë për një tjetër flamur “Silver Fern”, i cili kishte fituar në një sondazh të më hershëm.