Protesta e shoqërisë civile në Maqedoni ka përfunduar rreth orës 20:00, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan mediat në Maqedoni protestuesit të “armatosur” me ngjyrë janë drejtuar kah Porta Triumfale të cilën e gjuajtën me topa me ngjyrë dhe kështu vazhduan të shkojnë para godinës së Kuvendit.
Protestuesit më pas janë pozicionuan te “Zhena Park”, aty përballë Kuvendit ku edhe pjesëtarë të Organizatave Joqeveritare mbajtën fjalime para të pranishmëve. Gjithashtu protestat kanë qenë të shoqëruara edhe me muzikë.
Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, duke lënë protestuesit pas vetes vetëm njollat e ngjyrave.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.