Lajmet e fundit

Sapo ka marrë fund protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së e cila u mbajt para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë ka përfunduar e qetë.
Gjatë këtij tubimi ata kërkuan që t`iu jepet pensioni që iu takon edhe rreth 4000 veteranëve të cilët akoma nuk e kanë marrë atë.
Ata poashtu kanë kërkuar që Qeveria ta emërojë një komision mjekësor që të përcaktojë shkallën e invaliditetit për ata invalidë që nuk e kanë zgjedhur këtë problem, njofton Klan Kosova.
Njëherit veteranët bën thirrje që t`u plotësohhen kërkesat e tyre dhe në rast se nuk ndodh një gjë e tillë ata paralajmëruan se , protesta e ardhshme nuk do të jetë paqësore.