Lajmet e fundit

Ka përfunduar dita e tretë e protestës së punëtorëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë.
Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, gjatë protestës, ka shprehur dëshirën se në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal në Prishtinë, të gjendet një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.
Gashi tha se mbledhja e nesërme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës.
“Nëse nuk ka zgjidhej nesër, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/punetoret-e-trafikut-urban-nese-ska-zgjidhje-pas-mbledhjes-se-kuvendit-neser-greva-vazhdon/