15:40 - Policia e Kosovës: Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e thirrur nga PSD-ja ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.
Sipas njoftimit, protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë, ku aty kanë realizuar disa aktivitete.
“Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës tha se me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.
15:19 - Përfundon protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit
Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, e cila u organizua për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.
Përmbylljen e saj e ka bërë kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, duke i falënderuar protestuesit për pjesëmarrjen, përcjell Klankosova.tv.
Në këtë protestë u përdorën mjetet piroteknike në drejtim të qeverisë si dhe u ngritën disa flamuj të bardhë, si shenjë e dorëzimit të kësaj qeverie.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
15:04 - Molliqaj: Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, është Albin Zajednica
Kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve, në protestën e organizuar nga kjo parti, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.
Ai ndër të tjera është shprehur se Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes dhe siç u shpreh ai, është “Albin Zajednica”.
“Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, nga Kurti, Albini sot e ka mbiemrin Zajednica dhe është Albin Zajednica”, u shpreh ai.
Molliqaj tha se kanë hedhur tym të zi para qeverisë, për shkak se ajo paraqet zymtësi, përcjell Klankosova.tv.
“Unë besoj që refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimin të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme, sepse kur e refuzon ripërcaktimin të kufijve, automatikisht e refuzon bashkimin, ndërsa kur e afirmon Zajednicën, s’ka si, përpos që me afirmu nostalgjinë ndaj Titos”.
“Prandaj, ajo që tani po bëjmë është tym i zi, sepse ne vlerësojmë që kjo qeveri, ia ka zymtësu perspektivën e Kosovës dhe prandaj ftojmë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje e cila paraqet zymtësi. Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
14:57 - PSD-ja ngre para qeverisë flamujt e bardhë (VIDEO)
Partia Socialdemokrate e Kosovës e Kosovës po proteston kundër marrëveshjes së Ohrit, ku edhe ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të qeverisë.
Ata gjithashtu kanë vendosur edhe flamujt e bardhë aty, si shenjë për dorëzimin e qeverisë, përcjell Klankosova.tv.
Më poshtë mund të shihni momentin e vendosjes së flamujve të bardhë nga PSD-ja:
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
14:43 - PSD-ja hedh mjete piroteknike në drejtim të qeverisë (VIDEO)
Ka filluar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.
Ata kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të qeverisë, duke krijuar kështu tym të madh.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e Klan Kosovës:
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
14:25 - Nis protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)
Tashmë ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Kosovës.
Kjo protestë po bëhet me qëllim për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, përcjell Klankosova.tv.

Pjesë e kësaj proteste është deputeti i PDK-së, Hisen Berisha dhe dy anëtarët e NISMË-s, Zafir Berisha dhe Endrit Shala.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.