Lajmet e fundit

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë në takimin ndërmjet Skocisë dhe Shqipërisë e cila po zhvillohet në "Hampden Park" të Glasgoë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Fraksioni i parë i lojës është për tu harruar pasi të besuarit e Panuccit të cilët kanë vuajtur duke u “izoluar” në gjysmëfushën e tyre.
Ndoshta nuk do ta besoni por Shqipëria ka vendosur statistikën më katastrofë pasi nuk ka gjuajtur asnjëherë brenda kuadratit, ndërsa vetëm dy tentativa kanë përfunduar jashtë.
E kundërta ndodhi me vendasit që impresionuan të gjithë me lojën e shpejtë dhe shumë të rrezikshme./syri.net