Lajmet e fundit

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka përfunduar pjesën e parë të intervistimit nga Prokurori Special në Hagë të Holandës, njofton Klan Kosova.
Mustafa aktualisht po pauzon pas më shumë se dy orë inetvistimi në Zyrën Prokurorit të Specializuar, intervistë kjo e zhvilluar në prani të avokatit mbrojtës Arianit Koci .
Më pas pritet të vazhdojë pjesa e dytë e intervistimit, që besohet se do të përfundojë në orën 15:00.
Burime të Klan Kosovës kanë mësuar se tashmë ka përfunduar intervistimi i të gjithë dëshmitarëve lidhur me rastet që do të trajtojë Gjykata Speciale.
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.
Veç tij të dielën për në Hagë u nis edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet dy ditë pas Mustafës.