08.10.2019 · përditësuar para 2489 dite1 min lexim
Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta nga ana e KQZ-së.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.48 për-qind të votave apo 202 mijë e 968 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta me 24.82 për-qind të votave apo 197 mijë e 702 vota, njofton Klan Kosova.
Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 21.24 për-qind apo 169 mijë e 211 vota.
Koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për-qind apo 92 mijë e 149 vota.
Nisma-AKR-PD është pranë kalimit të pragut zgjedhor. Ky koalicion deri tash ka 39 mijë e 495 vota apo 4.96 për-qind.
Gjatë ditëve në vijim pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj çështjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/votat-me-kusht-dhe-me-poste-numerohen-diteve-te-ardhshme/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.