Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dashur të flasë për media pas përfundimit të mbledhjes urgjente të partisë që ai e drejton, njofton Klan Kosova.
Ai është larguar nga selia e LDK-së, pa thënë asnjë fjalë për mediat, derisa anëtari i LDK-së, dhe njëherit Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se ky takim ishte një takim formal dhe se Demarkacioni me Malin e Zi do të procedohet pas ditës së mërkure.
Ky takim i LDK-së është mbajtur pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë ku pritej të procedohej në Kuvend marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.