17.12.2017 · përditësuar para 3149 dite1 min lexim
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka zgjatur rreth gjashtë orë.
Në këtë mbledhje Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe atë pa asnjë votë kundër, njofton Klan Kosova.
Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni, ka vlerësuar se mbledhja ka shkuar krejtësisht në rregull.
Në këtë mbledhje ka munguar kryetari aktual i Vetëvendosjes, Visar Ymeri
Ai në llogarinë e tij në Facebook u ka uruar punë të mbarë aktivistëve, por ka shtuar se nuk është i pajtimit që të mbahet kjo mbledhje.
Sipas tij është e ngutshme dhe e panevojshme të mbahet në këtë kohë, njofton Klan Kosova.
Pos, Ymerit në këtë mbledhje kanë munguar edhe disa figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie, siç është njeriu i tretë më i votuar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe gruaja më e votuar në parti, Aida Dërguti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.