Lajmet e fundit

Këngëtari Blero Muharremi ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes në mediat rozë, për shkak të jetës së tij që ai zhvillon.
Por tash e një kohë të gjatë, Blero ishte në një lidhje me Afrona Dika, derisa sipas Prive.al, romanca e tillë tashmë ka përfunduar.
Se çifti, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre këtë e dëshmuan lëvizje të sigurta të vet Afronës, pasi që ajo dhuroi një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke pasuar më pas edhe largimi i të gjitha fotografive që kishte në momente të caktuara me Bleron.
E siç duket që pas lajmit të publikuar nga Prive, se çifti në fjalë janë ndarë, i gjendur në një situatë pa zgjidhje po del të jetë edhe Blero, pasi së fundi edhe ai largoi çdo gjurmë të ish të dashurës së tij Afronës, që kishte në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Kjo ndarje pa dyshim që është ndarja më e bujshme e vitit, pasiqë vjen krejt pak kohë pas pushimeve romantike të dyshes në Santorini, shkruan Prive.al.