Lajmet e fundit

Punëtorët e KEDS-it sot kanë përmbyllur grevën 7 ditore të cilën e kanë mbajtur në 7 distrike apo në të gjitha qytetet e Kosovës me kërkesën për rritje të pagave dhe zbatim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive.
Njëherit ata kanë kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEDS-it të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë kërkesat e punëtorëve në të kundërtën siç thonë në një njoftim për media në shtator do të hyjnë në grevë të përgjithshme
Gjithashtu ata kanë bërë thirrje institucioneve të vendit dhe ZRRE-së që të bashkëveprojnë ngusht me Menaxhmentin e KEDS-it që të gjejnë mënyrën e duhur për realizimin e kërkesave të tyre.
Sindikalistët e punëtorëve të KEDS-it i falenderuan punëtorët për mbështetje dhe iu premtuan që do të punojnë me përkushtim deri në realizim të kërkesave dhe nuk do të heqin dorë nga mobilizimi për grevë në muajin e ardhshëm, transmeton Klan Kosova