Lajmet e fundit

Marshi protestues në Skënderaj me qëllim të kundërshtimit të vendimin Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I” ku u dënuan kryetari komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku si dhe Sylejman Selimi, ka perfunduar i qetë.
Protestuesit kanë bërë thirrje për drejtësi për Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin, njofton Klan Kosova.
Protesta ishte organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Këshilli i punëtorëve të administratës komunale në Skenderaj.