Lajmet e fundit

EULEX-i ka përfunduar bastisjet në shtëpinë e Artan Behramit dhe prindërve të tij.
Avokati Artan Qerkini ka thënë para gazetarëve se Artan Behrami nuk është i dyshuar dhe se hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje në shtëpinë e tij në përpjekje për të siguruar prova për rastet që po gjykohen në Speciale.
Sipas tij, EULEX-i ka konfiskuar “pajisje dhe dokumente që nuk kanë fare relevancë” për gjykimet.
“Imagjinoni, janë konfiskuar iPad-ët e fëmijëve që në dukje të parë shiheshin se shërbejnë për shkollimin dhe lojërat e fëmijëve”, tha ai.
Kjo bastisje është kryer urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuar të Gjykatës së Hagës.
Bastisja ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, raporton Klan Kosova.
Kjo vjen një ditë pasi ai kishte reaguar ndaj aksionit të zhvilluar në shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt,
Artan Behrami, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj kanë qenë këshilltar të ish-presidentit Hashim Thaçi.