Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka përfunduar aksioni policor në fshatin Vaksincë të Likovës, ku qëndronin ilegalisht një numër i madh emigrantësh të huaj të cilët mbaheshin në më shumë se disa javë në tre shtëpi të këtij fshati informon Zhurnal si dhe grupi i trafikantëve të cilët mbanin emigrantët e huaj.
Mësohet se migrantët janë keqtrajtuar në mënyrë brutale nga grupi i udhëhequr nga i ashtuquajturi “Ali Baba”. Zhurnal kontaktoi me zëdhënësin e MPB-së Ivo Kotevski, mirëpo ai deklaroi se gjatë ditës do të raportoj për aksionit policor.
Golgota e mbi 200 migrantëve nga Siria dhe Afganistani të cilët me javë ishin mbajtur peng në disa shtëpi të fshatit Vaksincë të Kumanovës mbaroi sot.