Lajmet e fundit

Ka vetëm dy javë që kur Gold Ag publikoi këngën “Pa Namaz” në bashkëpunim me Dulin, të cilën dyshja e sollën pak para fillimit të muajit të Ramazanit, njofton Klan Kosova.
Por, kjo padyshim se nuk është e tëra.
Gold Ag ka paralajmëruar këngën e radhës madje edhe xhirimet për këtë këngë kanë mbaruar.
Këtë lajm e bëri të ditur vet ai përmes një selfie që e postoi në llogarinë e tij në Instagram, duke shkruar: “Mbaruan xhirimet e klipit të ri”.
Kujtojmë që këngëtari që në fillim të vitit e deri më tani ka sjellë këngë e bashkëpunime të shumta.