Lajmet e fundit

Ka përfunduar ‘’Java e Diasporës’’ në qytetin e Skënderajt.
Mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe Komuna e Skënderajt, e organizuar nga Ansambli ‘’Drenica’’, në këtë program janë mbajtur një sërë aktivitetesh kulturore në Skenderaj.
Të gjitha këto aktivitete kanë pasur qëllim njohjen e bashkëatdhetarëve me kulturën dhe traditat e vendlindjes së tyre si dhe njohjen nga afër njëri me tjetrin, përcjellë Klan Kosova.
Ky program që përfshiu tërë javën dukë i’u referuar mërgimëtarëve është shënuar me tri aktivitete kryesore:
Streetball, vizitë monumeteve historike si dhe koncert premierë nga Ansamblit ‘’Drenica’’ me këngë dhe valle tradicionale.
Ndërkaq aktiviteti final nga ‘’Java e Diasporës’’ ishte koncerti ekskluziv përformuan rreth dy orë ish-anëtarët dhe pjestarët e tanishëm të ansamblit.
Në hapje të koncertit mirëseardhje bashkëatdhetarëve ju dëshiruan, në emër të Komunës së Skenderajt, Drejtori i DKRS-së, Hajriz Koci, ndërsa në emër të Ministrisë së Diasporës, shef i kabinetit të Ministrit Kushtrim Sheremeti.