Lajmet e fundit

Atyre që ju pëlqejnë karbohidratet, kanë një arsye që të gëzohen.
Tërshërën, orizin dhe makaronat mund t’i ktheni në meny.
Jo të gjitha karbohidratet ju shëndoshin thotë Rob Hobson, nutricisti nga Londra, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ai thotë se ka shumë keqkuptime sa i përket një diete të shëndetshme.
Rreth asaj se të gjitha karbohidratet ju shëndoshin, Hobson thotë se ato që kanë glyten të ulët si tërshëra, orizi dhe makaronat me miell integral kanë shumë pak kalori për gram, pothuajse njëjtë si proteinat.
Kur hahet me sasi të caktuar, këto ushqime janë burim i pasur me fibra dhe vitamina B dhe kanë shumë pak ndikim në nivelet e sheqerit në gjak.
Mirëpo ai thotë se esenca është te sasia, sepse çdo teprim mund të inkurajojë shtimin në peshë.
Po ashtu thekson se s’duhet të hani asgjë pas orës 7 të mbrëmjes, për shkak se gjatë kësaj kohe trupi e kthen ushqimin në yndyrë.